MINT nxjerr vendimin: Ky është çmimi i derivateve për sot

09:30 | 11 Gusht 2026
mint-nxjerr-vendimin:-ky-eshte-cmimi-i-derivateve-per-sot

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINT) ka publikuar çmimet maksimale të lejuara për derivatet e naftës, të cilat vlejnë për ditën e sotme, 11.08.2026.

Sipas vendimit të MINT-it, çmimi maksimal i lejuar për një litër naftë (dizel) është 1.64 euro, ndërsa për një litër benzinë 1.44 euro.

Çmimi maksimal i gazit është caktuar 0.60 euro për litër.

Çmimet hyjnë në fuqi sot në orën 10:00.

Komento: