
Dy persona janë arrestuar në Vushtrri, pasi dyshohet se kanë penguar dhe sulmuar zyrtarët policorë gjatë kryerjes së detyrës.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur mesditën e së hënës në rrugën “Bedri Pejani” në Vushtrri.
Si pasojë e incidentit, zyrtarët policorë të lënduar kanë pranuar tretman mjekësor.
Me vendim të prokurorit, pas intervistimit, dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.
Rasti është duke u trajtuar nga organet kompetente.