Rriten çmimet e naftës dhe benzinës në Kosovë

10:20 | 12 Gusht 2026
nafta-172,-benzina-152,-gasi-0.60-cente,-cmimet-per-sot-dhe-neser

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINT) ka publikuar çmimet maksimale të lejuara të derivateve të naftës për ditën e sotme, 12 gusht 2026.

Sipas vendimit të MINT-it, çmimi maksimal i lejuar për një litër naftë (dizel) është 1.67 euro, nga 1.64 euro sa ishte dje.

Ndërkaq, çmimi maksimal i benzinës është caktuar në 1.47 euro për litër, duke shënuar një rritje prej 3 centësh krahasuar me ditën e djeshme, kur çmimi maksimal ishte 1.44 euro.

Çmimi maksimal i lejuar për gazin ka mbetur i pandryshuar, në 0.60 euro për litër.

Çmimet e reja hyjnë në fuqi nga ora 10:00 dhe vlejnë gjatë ditës së sotme.

Komento: