Mërgim Lushtaku shtyhet fizikisht me Adnan Rrustemin gjatë adresimit për media, ndërhyjnë deputetet tjerë

13:30 | 12 Gusht 2026
mergim-lushtaku-shtyhet-fizikisht-me-adnan-rrustemin-gjate-adresimit-per-media,-nderhyjne-deputetet-tjere

Deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku, është përplasur me deputetin e Vetëvendosjes, Adnan Rrustemi, në sallën e Kuvendit.

“Thirreni seancën, leni pallavrat. Demagogë”, u dëgjua t’i thoshte Lushtaku Rrustemit dhe deputetit tjetër, Ardian Gola.

“Kjo s’është normale”, shtoi ai.

Më pas ata u shtynë fizikisht, ndërsa ndërhynë deputetë të tjerë për të qetësuar situatën.

Komento: