Gruda debaton me deputetet e VV gjatë përplasjeve, Gërvalla: Kemi afat deri më 6 shtator për konstituimin e Kuvendit

13:45 | 12 Gusht 2026
gruda-debaton-me-deputetet-e-vv-gjate-perplasjeve,-gervalla:-kemi-afat-deri-me-6-shtator-per-konstituimin-e-kuvendit

Deputeti i PDK-së, Përparim Gruda, është ballafaquar me deputetët e Vetëvendosjes në sallën e Kuvendit.

Ministrja në detyrë e drejtësisë, Donika Gërvalla, në pyetjen e Grudës se pse s’po e thirrin seancën konstituive, Gërvalla tha se ka edhe 30 ditë afat.

“Ne i kemi edhe 30 ditë nga dita kur mblidhet Kuvendi”, tha Gërvalla.

“Pra, deri më 7 shtator apo?”, e pyeti Gruda.

“Jo s’është deri më 7 qershor, po më 6 qershor”, iu përgjigj Gërvalla.

“Media të nderuara, ministrja e Drejtësisë po thotë deri më 6 shtator. 60 ditë për Kuvendin”, tha Gruda më pas.

“A të kam caktuar zëdhënës apo qysh. Mos fol në emër tem. Unë thashë i kemi 30 ditë që do t’i shfrytëzjmë maksimalisht me gjet një marrëveshje”.

Komento: