Abrashi: Vlora Çitaku mund të bëhet Kryetare e Kuvendit nëse Hamza pranon ofertën e Kurtit

15:10 | 12 Gusht 2026
abrashi:-vlora-citaku-mund-te-behet-kryetare-e-kuvendit-nese-hamza-pranon-oferten-e-kurtit

Deputeti i LVV-së, Artan Abrashi, deklaroi se Kryetare e Kuvendit mund të bëhet edhe Vlora Çitaku e PDK-së.

Përmes një postimi në Facebook, Abrashi ka kujtuar ofertën që Albin Kurti i ka bërë Bedri Hamzës.

“Vlora Çitaku mund të bëhet kryetare e kuvendit nëse Bedri Hamza e pranon ofertën e Albin Kurtit. PDK e fiton kryeparlamentarin vetëm dhe vetëm që të mos e bllokojë zgjedhjen e presidentit të ri” shkroi Abrashi.

Në letrën e fundit që Kurti i dërgoi Hamzës, mes të tjerash shkruhej:

“Meqë refuzoni të takohemi, më lejoni t’ua përsëris edhe njëherë ofertën tonë. Për qëndrimin tuaj në sallë dhe për pjesëmarrje në votimin për President/e të ri/e të Republikës jemi të gatshëm që ta bëjmë rokadën e nënkryetarit/es suaj të Kuvendit me kryetarin/en e Kuvendit nga ne. Ky do të ishte një kontribut i juaji me përfitim për PDK-në: udhëheqjen e njërës nga tri pozitat e larta politike shtetërore në Republikën e Kosovës.”

Komento: