Çitaku nuk e përjashton mundësinë e mbajtjes së protestave: Do të bisedojmë dhe takojmë qytetarë të shumtë

16:50 | 12 Gusht 2026
citaku-nuk-e-perjashton-mundesine-e-mbajtjes-se-protestave:-do-te-bisedojme-dhe-takojme-qytetare-te-shumte

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës  Vlora Çitaku, nuk i ka mohuar mundësitë për protesta lidhur me zhvillimet e fundit politike në vend.

Çitaku në konferencën e thirrur për medie ka thënë se në ditët në vijim do të zhvillojnë takime dhe do të bisedojnë me qytetarë të shumtë, duke lënë të hapur edhe mundësinë e veprimeve të tjera politike.

Ajo ka theksuar se PDK-ja do të jetë në komunikim të vazhdueshëm me qytetarët për të diskutuar situatën aktuale dhe zhvillimet politike në vend.

“Do të bisedojmë dhe do të takojmë qytetarë të shumtë”, ka deklaruar Çitaku.

Komento: