Ganimete Musliu përplaset me policët: “Duhet me ju rrah si Albini dikur, që të na respektoni”

12:30 | 13 Gusht 2026
ganimete-musliu-perplaset-me-policet:-“duhet-me-ju-rrah-si-albini-dikur,-qe-te-na-respektoni”

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ganimete Musliu, është përplasur me pjesëtarë të sigurimit në hapësirat e Qeverisë dhe Kuvendit të Kosovës, pas tensioneve të krijuara një ditë më parë në Kuvend.

Musliu i ka cilësuar si të turpshme veprimet e pjesëtarëve të sigurimit ndaj saj dhe deputetëve të tjerë të PDK-së. Ajo ka kërkuar llogari për urdhrat që, sipas saj, kanë çuar në ndërhyrjen e sigurimit.

“Duhet me ju rrah si Albini dikur, për të na respektuar”, është shprehur Musliu gjatë përplasjes me pjesëtarët e sigurimit.

Përplasja ka ndodhur një ditë pas tensioneve në Kuvend, ku deputetë të PDK-së kanë pretenduar se pjesëtarë të sigurimit dhe të mbrojtjes së afërt kanë cenuar integritetin fizik të disa prej tyre.

Ngjarja ka rikthyer përplasjet mes deputetëve dhe pjesëtarëve të sigurimit, ndërsa mbetet e paqartë se kush ka dhënë urdhrat për ndërhyrjen e tyre.

Komento: