
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, është përplasur me pjesëtarë të sigurimit (policisë) në hapësirat e Qeverisë dhe Kuvendit të Kosovës, pas tensioneve të krijuara një ditë më parë në Kuvend.
Musliu i ka cilësuar si të turpshme veprimet e pjesëtarëve të sigurimit ndaj saj dhe deputetëve të tjerë të PDK-së, duke kërkuar llogari për urdhrat që, sipas saj, kanë çuar në ndërhyrjen e tyre.
Përplasja vjen një ditë pas tensioneve në Kuvend, ku deputetë të PDK-së kanë pretenduar se pjesëtarë të sigurimit dhe mbrojtjes së afërt kanë cenuar integritetin fizik të disa prej tyre.