Kapet në Ekuador drogë me imazhin e Haalandit, vlera e saj në Evropë gati 20 milionë euro

13:00 | 13 Gusht 2026
kapet-ne-ekuador-droge-me-imazhin-e-haalandit,-vlera-e-saj-ne-evrope-gati-20-milione-euro

Policia e Ekuadorit ka sekuestruar 469 kilogramë kokainë të fshehur në një kamion pranë kufirit me Kolumbinë, ndërsa pakot e drogës ishin të shënuara me imazhe të yllit norvegjez të futbollit, Erling Haaland.

Oficerët kundër narkotikëve vepruan pas një informate anonime dhe ndaluan një kamion të dyshimtë në autostradën Pan-Amerikane. Sipas policisë, në një ndarje të fshehtë të kamionit u gjetën 370 pako me kokainë. Në pranga përfundoi një grua e identifikuar si Maria R., e cila kishte me vete dokumente identifikimi kolumbiane, raporton agjencia afgane e lajmeve “KhaamaPress”.

Komento: