PDK-ja i fton partitë parlamentare të shkojnë nesër në Kuvend, Aleanca i përgjigjet pozitivisht

13:55 | 13 Gusht 2026
pdk-ja-i-fton-partite-parlamentare-te-shkojne-neser-ne-kuvend,-aleanca-i-pergjigjet-pozitivisht

Partia Demokratike e Kosovës u ka bërë thirrje partive të tjera parlamentare që nesër në orën 11:00 të shkojnë në Kuvend.

Pasi kryesuesit të seancës konstituive, Avni Dehari i kërkuan ta thërrasë vazhdimin e seancës konstituive, shefi i grupit parlamentar të PDK-së tha në një konferencë për media se i kanë ftuar edhe subjektet e tjera politike parlamentare që nesër të shkojnë në Kuvend. Tha se Aleanca i është përgjigjur pozitivisht ftesës së PDK-së.

“Gjithashtu edhe subjekteve të tjera politike, të përfaqësuara në Kuvendin e Kosovës ua kemi dërguar ftesën që nesër në orën 11:00 të jenë prezent në Kuvend”, tha ai.

“Aleanca është përgjigjur pozitivisht dhe presim që do të përgjigjen edhe subjektet e tjera, për shkak se është obligim kushtetues, moral i secilit prej neve që të jemi në seancë dhe ta funksionalizojmë Kuvendin e Republikës së Kosovës”, shtoi Tahiri.

Shefi i grupit parlamentar i Aleancës, Besnik Tahiri tha se kanë kërkuar takim me Deharin “në mënyrë që nesër, në orën 11:00, kur kalon 48 orëshi, të vazhdojë seanca” sipas rregullores së punës së Kuvendit.

Ai tha se nga Dehari s’kanë marrë asnjë përgjigje.

Komento: