Kjo është 30 vjeçarja qe u gjet e vdekur në Podujevë, këto janë dyshimet e para

14:22 | 14 Gusht 2026

Një grua 30-vjeçare është gjetur pa shenja jete sot në Podujevë.

Sipas informacioneve të portalit Arbresh.info, viktima është identifikuar si Saranda Azemi.

Të njëjtat burime thonë se dyshohet që 30-vjeçarja ka konsumuar një substancë kimike (Domestos), ndërsa rrethanat e plota të rastit ende nuk janë sqaruar.

Autoritetet pritet të ndërmarrin veprimet e nevojshme për të ndriçuar rrethanat dhe shkakun e vdekjes. Policia e Kosovës është kontaktuar për konfirmim zyrtar.

Komento: