
Sipas të dhënave të fundit nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar (QKMK), kolona të gjata janë krijuar në pikën kufitare të Merdarës.
Në këtë pikë kufitare, pritjet për të dalë nga territori i Kosovës aktualisht janë rreth një orë, ndërsa për të hyrë në Kosovë pritjet janë deri në 5 minuta.
Pritje deri në 20 minuta për dalje nga Kosova janë regjistruar edhe në pikën kufitare Dheu i Bardhë.
Ndërkaq, në pikat e tjera kufitare të vendit, qarkullimi paraqitet i lirë dhe pritjet variojnë nga 3 deri në 10 minuta, bëjnë të ditur autoritetet.