Sulmohet me mjet të mprehtë një person në Aeroportin “Adem Jashari”, arrestohet i dyshuari

09:30 | 15 Gusht 2026
sulmohet-me-mjet-te-mprehte-nje-person-ne-aeroportin-“adem-jashari”,-arrestohet-i-dyshuari

Një person është sulmuar me një mjet të mprehtë pas një mosmarrëveshjeje në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”.

Sipas Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 14 gusht 2026, rreth orës 14:32. I dyshuari, shtetas kosovar, dyshohet se pas një mosmarrëveshjeje ka sulmuar me mjet të mprehtë viktimën, po ashtu shtetas kosovar.

Viktima është dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar nga policia.

Pas intervistimit dhe me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Komento: