Deri në një orë pritje për dalje nga Kosova

10:05 | 15 Gusht 2026
deri-ne-nje-ore-pritje-per-dalje-nga-kosova

Fluksi i automjeteve në pikat kufitare të Kosovës po vazhdon, ndërsa pritje më të gjata janë raportuar në disa pika.

Sipas të dhënave të përditësuara nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, pritjet më të gjata janë aktualisht në Merdarë, ku për dalje nga Kosova pritjet arrijnë deri në një orë.

Ndërkaq, në pikën kufitare Dheu i Bardhë, pritjet për dalje nga vendi shkojnë deri në 20 minuta.

Në Jarinjë, pritjet për hyrje dhe dalje variojnë nga 5 deri në 10 minuta, ndërsa në pikat e tjera kufitare situata paraqitet më e qetë, me pritje prej 3 deri në 5 minuta

Komento: