Sveçla në gjykatë për rastin e gazit lotsjellës

09:54 | 28 Gusht 2026

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, është paraqitur në Gjykatën Themelore në Prishtinë lidhur me rastin e hedhjes së gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës.

Sveçla akuzohet së bashku me deputetin Salih Zyba, deputeten Fitore Pacolli dhe ish-deputeten Drita Millaku për veprat penale “përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm” dhe “pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare”.

Rasti ka të bëjë me hedhjen e gazit lotsjellës në kuvend më 21 mars 2018, gjatë përplasjeve politike që shoqëruan seancat e atëhershme parlamentare.

Komento: