
KRU Prishtina ka njoftuar se, për shkak të një defekti në rrjetin e ujësjellësit, disa zona të kryeqytetit kanë mbetur pa furnizim me ujë.
Sipas njoftimit, pa ujë janë banorët e rrugës “Xhemajl Berisha”, rrugës “Muharrem Berisha”, si dhe një pjesë e lagjes Velania.
“Ekipet e KRU Prishtina janë duke punuar në terren për sanimin e defektit dhe rikthimin e furnizimit të rregullt me ujë”, thuhet në njoftim.