BOMBA E MADHE: Rafael Leão largohet nga Milani, zbulohet shifra që tronditi tifozët

14:51 | 30 Gusht 2026

Rafael Leão nuk është më futbollist i Milanit. Klubi italian dhe Galatasaray kanë zyrtarizuar transferimin e sulmuesit portugez, duke i dhënë fund aventurës së tij shtatëvjeçare në “San Siro”.

Sipas shifrave të bëra publike pas marrëveshjes, Galatasaray do t’i paguajë Milanit 38 milionë euro për transferimin e Leãos, përcjell ORAinfo.

Në marrëveshje është përfshirë edhe një klauzolë që i garanton Milanit 20 për qind të fitimit nga një shitje e ardhshme e futbollistit.

Kjo shumë është dukshëm më e ulët se shifrat që ishin raportuar më herët, pasi Milani kishte kërkuar deri në rreth 60 milionë euro për të lejuar largimin e yllit portugez.

Leão largohet nga Milani pas shtatë sezonesh, gjatë të cilave u shndërrua në një prej futbollistëve kryesorë të skuadrës.

Ai zhvilloi 291 ndeshje, duke shënuar 80 gola dhe dhënë 65 asistime. Me fanellën kuqezi, portugezi fitoi titullin e Serie A në sezonin 2021/22 dhe Superkupën e Italisë.

Tani, aventura e tij e re do të jetë në Turqi, ku Leão do të veshë fanellën e Galatasarayt dhe do të synojë të jetë një prej yjeve kryesorë të kampionatit turk. /ORAinfo/

Komento: