Ekstradohet nga Kosova në Shqipëri një grua e kërkuar nga INTERPOL’i, policia jep detaje

15:11 | 01 Shtator 2026

Policia e Kosovës njoftoj se sot ka realizuar ekstradimin e një shtetaseje të Shqipërisë nga Kosova drejt Shqipërisë.

Ekstradimi është bërë përmes pikës kufitare në Vërmicë, në koordinim me njësitë relevante të Policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë.

Shtetasja shqiptare ishte arrestuar në Kosovë, pasi kërkohej përmes INTERPOL-it me letërreshtim ndërkombëtar, të lëshuar nga institucionet e drejtësisë së Shqipërisë.

Ajo dyshohet për veprat penale “ndihmë në kalim të paligjshëm kufitar” dhe “falsifikim të dokumenteve”, të cilat, sipas autoriteteve, dyshohet se janë kryer si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal.

Komento: