Vdes nëna e deputetit Besnik Tahiri

22:10 | 01 Shtator 2026

Ka vdekur nëna e deputetit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri.

Lajmin për vdekjen e Hasime Tahirit e ka bërë të ditur përmes një mesazhi ngushëllimi deputeti i AAK-së, Ramush Haradinaj.

Ish-shefi i AAK-së ka shprehur ngushëllime për familjen Tahiri, në postimin e publikuar në Facebook, përcjell Sinjali.

“Me pikëllim mora lajmin për ndarjen nga jeta të Hasime Tahirit, nënës së kolegut tonë, Besnik Tahiri. Në këto momente dhimbjeje, i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Tahiri, bashkëshortit Ruzhdiut, djemve Besnikut dhe Ilirit, të afërmve dhe miqve. Zoti u dhashtë forcë për ta përballuar dhimbjen! Nëna Hasime u prehtë në paqe”, ka shkruar Haradinaj.

Komento: