
Një prani e shtuar e pjesëtarëve të KFOR-it është vërejtur sot në qendër të Prishtinës, ku një numër i madh i ushtarëve janë parë duke lëvizur në zonë, raporton ORAinfo.
Në mesin e tyre është parë edhe një automjet i KFOR-it, ndërsa pjesëtarët janë angazhuar në terren.

KFOR-i ka njoftuar së fundmi se po përshtat praninë e tij në Kosovë në bazë të vlerësimit të situatës së sigurisë. /ORAinfo/
