Aktakuzë ndaj 35 të pandehurve për krime lufte në lagjen e Jasharajve në Prekaz

14:14 | 04 Shtator 2026

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë ndaj 35 të pandehurve për krime lufte në lagjen e Jasharëve në Prekaz.

Aktakuza është ngritur në mungesë.

Prokurori Valdet Gashi tha se të pandehurit u përkasin pozitave të larta komanduese në strukturat e njësive speciale të policisë serbe.

Gashi tha se sa i përket aktakuzës nuk bëhet fjalë vetëm për familjen e Jasharajve, por për viktimat dhe sulmin që ka ndodhur në Prekaz të Poshtëm, në lagjen e Jasharajve.

“Nga provat materiale, kemi arritur ti identifikojmë 35 të pandehur në këtë rast, të cilët u përkasin pozitave të larta komanduese në strukturat e njësive speciale të policisë serbe. Gjithashtu është arritur të vërtetohet saktë se cilat njësi të forcave serbe kanë marrë pjesë në këtë sulm dhe aktivitetet e secilit prej të pandehurve. Provat e siguruara, kanë vërtetuar se në këtë sulm u vranë 26 civil, mes të cilëve fëmijë, gra dhe të moshuar. Përveç tjerash është provuar se gjatë këtij sulmi forcat e njësive speciale serbe kishin marrë peng banorë të lagjes Jashari dhe i kishin mal tretuar në mënyra të ndryshme”, tha prokurori.

Komento: