Kurti e Rama bashkë në Katedrale, në meshën kushtuar Nënë Terezës

13:30 | 05 Shtator 2026

Mesha për Nënë Terezën në Katedralen në Prishtinë i bëri bashkë sot në rendin e parë kryeministrin në detyrë, Albin Kurti dhe kryetarin e Prishtinës, Përparim Rama.

Rama së fundmi ka ashpërsuar kritikat ndaj Kurtit, duke e akuzuar për qasje autokratike, si dhe për bllokim të komunave që nuk udhëhiqen nga Lëvizja Vetëvendosje.

Celebrimi solemn i sotëm në Katedralen që mban emrin e Nënë Terezës është udhëhequr nga Sh. T. Mons. Italo Dell’Oro, përfaqësues i Konferencës Ipeshkvore në SHBA.

Çdo vit më 5 shtator shënohet përvjetori i vdekjes së saj së Nënë Terezës.

Komento: