
Këngëtari Labinot Rexha ka reaguar orë më parë përmes një postimi në rrjetet sociale lidhur me veprimet e Jozefin Markut, duke shprehur zhgënjim të thellë.
Labi, i cili ka një shoqëri të afërt dhe raporte të mira me Edin, ka dalë sërish në mbrojtje të mikut të tij.
Përmes një mesazhi të gjatë në rrjetet sociale, ai ka kujtuar kohën kur bashkëpunonte me Jozin, duke i bërë thirrje të mos harrojë mbështetjen që i është dhënë:
“Shpresoj që Jozefin Marku të mos e ketë harruar bukën e shqiptarëve të Kosovës, të cilët e kanë mbështetur për shumë vite në Zvicër. Kemi kënduar bashkë për rreth tre vjet dhe e di mirë atë kohë”, ka shkruar ai.
Më tej, ai ka dënuar ashpër kontradiktën mes artit patriotik dhe sjelljeve të dhunshme.

“Për mua është e papranueshme që dikush të këndojë këngë patriotike, ndërsa më pas të ofendojë kosovarët ose të lidhet me veprime që nxisin dhunë. Arti duhet të bashkojë njerëzit, jo t’i përçajë.”
