Gjiganti i Serie A rikthehet në garë për yllin e Real Madridit

17:41 | 06 Shtator 2026

Milani po përgatitet të rikthehet në garë për Endrick në afatin kalimtar të janarit. Sulmuesi brazilian i Real Madridit ishte kërkuar nga klubi italian gjatë verës për një huazim, por Jose Mourinho vendosi ta mbajë në skuadër.

Situata mund të ndryshojë në muajt e ardhshëm. Endrick ende nuk ka luajtur asnjë minutë zyrtare këtë sezon për shkak të problemeve fizike dhe minutat që do të marrë deri në janar do të jenë vendimtare për të ardhmen e tij.

Milani po shqyrton një formulë huazimi me të drejtë blerjeje, duke e parë brazilianin si një alternativë për repartin ofensiv. Klubi italian dëshiron t’i ofrojë Endrick mundësinë për të luajtur më rregullisht.

Mourinho jep detaje të reja për rikthimin e Endrickut

Nëse Endrick nuk arrin të gjejë hapësira te Real Madridi, kuqezinjtë pritet të bëjnë një tjetër tentativë në janar. Në të kundërt, një rol më i rëndësishëm në skuadrën e Mourinhos do ta bënte largimin e tij shumë më pak të mundshëm.

Për brazilianin interesohen gjithashtu Roma dhe Manchester United, ndërsa Real Madridi nuk ka dhënë sinjale se dëshiron ta shesë përfundimisht lojtarin.

Komento: