Latifi për rastin e 16-vjeçarit: Sapo ishte regjistruar në mjekësi, kishte ëndrra për të ardhmen

13:41 | 07 Shtator 2026

Kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi ka shprehur ngushëllime për familjen Gashi pas vdekjes tragjike të 16-vjeçarit, Blenis Gashi nga Fortesa.

Përmes një postimi në Facebook, kryetari ka shprehur dhimbjen për humbjen e të riut, duke theksuar se Blenisi sapo ishte regjistruar në shkollën e mesme të mjekësisë dhe kishte ëndrra e plane për të ardhmen.

“Një jetë e re, e ndërprerë shumë herët”, ka shkruar ai, duke u solidarizuar me familjen, të afërmit, shokët dhe të gjithë ata që e njohën 16-vjeçarin.

“Ngushëlloj përzemërsisht familjen Gashi, të afërmit, shokët dhe të gjithë ata që e njohën Blenisin! Blenisi, pushoftë në paqe!”, thuhet në mesazhin e kryetarit të Rahovecit.

Komento: