Gjesti del duke vallëzuar prej Gjykatës, s’ia prish disponimin dënimi

17:08 | 07 Shtator 2026

Gjykata Themelore në Prishtinë ka dënuar këngëtarin Gjesti me dy vjet burgim me kusht dhe 6 mijë euro gjobë, në kuadër të çështjes gjyqësore që lidhet me mosmarrëveshjet e tij me pronarin e kompanisë “Onima”, Erkand Shabani.

Gjatë seancës gjyqësore, mbrojtja e Gjestit ka kërkuar arritjen e një marrëveshjeje për pranimin e fajësisë.

Përkundër dënimit ai doli nga seanca duke vallëzuar.

Komento: