Lushaku: Lëshuam sallën, kryetarja imponoi një votim duke prishur procedurën

15:15 | 11 Shtator 2026

Deputetët e LDK-së e kanë lëshuar sallën pasi kanë kërkuar që fillimisht të zgjidhet nënkryetari i Kuvendit nga PDK-së.

“Ne si LDK e lëshuam sallën, pasi u imponua nga kryetarja një votim dhe një kalim për votimin e nënkryetarëve duke prishur procedurën. Ne kërkuam që të respektohet procedura”, tha deputetja e LDK-së, Jehona Lushaku para mediave.

Komento: