
Një 82-vjeçar nga Kosova ka humbur jetën mesditën e sotme në Velipojë, në zonën e “Plazhit të Vogël”.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:30. Sipas informacionit paraprak të policisë, shtetasi me inicialet E. M., 82 vjeç, dyshohet se ka pësuar arrest kardiak teksa po lahej në det.
Pavarësisht përpjekjeve për shpëtimin e tij, i moshuari është mbytur, raporton A2CNN.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për të sqaruar rrethanat e plota të incidentit dhe për dokumentimin e ngjarjes.