RESPEKT! Mourinho: Dua t’i përqafoj lojtarët e mi, dhanë gjithçka në fushë

18:50 | 20 Shtator 2026

Atletico Madrid ka mposhtur Real Madridin me rezultat 2:1 në javën e shtatë të La Ligës, në një derbi të Madridit të luftuar deri në fund.

Pas ndeshjes, trajneri i Real Madridit, Jose Mourinho, vlerësoi paraqitjen e skuadrës së tij, pavarësisht humbjes, shkruan Indeksonline

“Dua t’i përqafoj lojtarët e mi, sepse dhanë gjithçka. Paraqitja e tyre në pjesën e parë ishte e nivelit më të lartë. Gjërat u vështirësuan në pjesën e dytë për shkak të kartonit të kuq”, deklaroi Mourinho.

Me këtë fitore, skuadra e Simeones shkon në kuotën e 16 pikëve në pozitën e dytë, kurse Reali i Jose Mourinhos mbetet me 15 pikë.

Komento: