Zhegrova dhe Kolo Muani bëjnë shqiponjën pas golit të katërt të Juventusit ndaj Venecias

14:52 | 22 Nëntor 2026

Juventusi ka shënuar fitore bindëse me rezultat 4-0 ndaj Venezias, në kuadër të xhiros së 12-të të Serie A, në një ndeshje ku Edon Zhegrova ishte një nga protagonistët kryesorë të skuadrës italiane.

Ylli i përfaqësueses së Kosovës e nisi takimin nga minuta e parë dhe qëndroi në fushë gjatë gjithë ndeshjes, duke treguar paraqitje të mirë në krahun e sulmit.

Pas një pjese të parë që përfundoi pa gola, 0-0, Juventusi shpërtheu në pjesën e dytë, duke shënuar katër gola brenda 18 minutash.

Zhegrova ishte vazhdimisht rrezik për mbrojtjen kundërshtare me depërtimet dhe lëvizjet e tij, ndërsa në minutën e 65-të regjistroi edhe asistimin e tij në këtë takim.

Futbollisti kosovar shërbeu saktë për Juan Cabal, i cili realizoi për rezultatin 3-0.

Zhegrova dhe Kolo Muani bëjnë shqiponjën pas golit të katërt të Juventusit ndaj Venecias

Paraqitja e Zhegrovës dhe fakti që luajti të gjitha 90 minutat dëshmojnë rëndësinë e tij në lojën e Juventusit, në një fitore të rëndësishme për skuadrën bardhezi.

Komento: