Qytetari i ndershëm gjen kuletën me 1,410 euro dhe ia dorëzon policisë, i kthehet pronarit

11:31 | 29 Shtator 2026

Një qytetar nga Prizreni ka dorëzuar në Polici një kuletë të humbur, në të cilën ndodheshin 1,410 euro dhe dokumente personale.

Sipas Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 28 shtator 2026, rreth orës 19:20, në Stacionin Policor të Trafikut në Prizren, ku qytetari Selami Grki ka dorëzuar kuletën pasi e kishte gjetur në një market.

“Policia e Kosovës njofton opinionin publik se më datë 28.09.2026, rreth orës 19:20, në Stacionin Policor të Trafikut në Prizren, është dorëzuar një kuletë të humbur nga një qytetar.

Kuleta ishte gjetur në një market, nga qytetari Selami Grki nga Prizreni. Ai e solli menjëherë kuletën me para dhe dokumente në stacionin policor.

Në kuletë gjendeshin 1410 euro të holla dhe dokumente personale të qytetarit. Përmes dokumenteve identifikuese, policia arriti të kontaktojë pronarin, i cili u paraqit në stacion dhe e mori kuletën dhe parat e tij. Ai shprehu falënderim për aktin e ndershëm të qytetares si dhe për angazhimin e policisë.

Ky rast është shembull i përgjegjësisë qytetare dhe bashkëpunimit të shëndoshë ndërmjet qytetarëve dhe policisë, duke dëshmuar se ndershmëria dhe solidariteti janë vlera që forcojnë besimin dhe sigurinë në komunitet”, ka njoftuar policia.

Komento: