
Komuna e Prishtinës ka njoftuar se transporti publik në kryeqytet do të jetë pa pagesë sot, në intervalin kohor 14:00-20:00, me rastin e organizimit të marshit për UÇK-në.
Sipas njoftimit të Komunës, kjo masë është marrë me qëllim të lehtësimit të lëvizjes së qytetarëve dhe pjesëmarrjes në marsh, transmeton Klankosova.tv.
“Me rastin e organizimit të marshit për UÇK-në, që do të mbahet sot, transporti publik në Kryeqytet do të jetë pa pagesë në intervalin kohor 14:00-20:00”, thuhet në njoftim.