
Disa linja të transportit publik urban në Prishtinë do të devijohen sot nga ora 14:00, për shkak të mbylljes së rrugës “Luan Haradinaj”, ka njoftuar Komuna e Prishtinës.
Sipas njoftimit, linjat 4, 3B dhe 10 do të devijohen përkohësisht nëpër rrugën “Agim Ramadani”, ndërsa linja 6 do të qarkullojë nëpër rrugët UÇK – Tirana – Garibaldi – Ukshin Hoti.
Ndryshimet në qarkullim do të jenë në fuqi nga ora 14:00 deri në njoftimin e radhës.
Komuna ka paralajmëruar se, për shkak të marshit dhe ndryshimeve të përkohshme në qarkullim, mund të ketë edhe vonesa në transportin publik urban.
Qytetarëve u është kërkuar mirëkuptim për këto ndryshime të përkohshme.