Persona të maskuar hyjnë me forcë në një banesë në Prishtinë

09:24 | 04 Tetor 2026

Një person ka raportuar se persona të panjohur kanë hyrë me forcë në banesën e tij në Prishtinë, ku kanë arritur të marrin një armë për të cilën ai posedon leje.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 3 tetor, rreth orës 21:50.

Ankuesi ka deklaruar se të dyshuarit kanë dëmtuar derën e ballkonit dhe më pas kanë hyrë në banesë.

Ai ka thënë se kishte vërejtur dy persona të maskuar, të veshur me të zeza, duke u larguar nga ballkoni në drejtim të panjohur.

Rasti është duke u hetuar nga organet kompetente.

“Prishtinë 03.10.2026, 21:50. Ankuesi m/k ka raportuar se persona të panjohur kishin dëmtuar derën e ballkonit dhe kishin hyrë me forcë në banesën e tij ku nga aty kanë arrit të marrin armën e tij për të cilën posedon leje. Ankuesi deklaron se kishte vërejtur dy persona të maskuar dhe të veshur me të zeza duke u larguar nga ballkoni në drejtim të panjohur. Rasti nën hetime”.

Komento: