
Ka vdekur gruaja e cila ishte duke u trajtuar në QKUK pasi më 5 shtator është sulmuar me mjet të fortë nga djali i saj i cili vuante nga probleme të shëndetit mendor.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion, me qëllim të përcaktimit të rrethanave dhe shkakut të vdekjes.
Rasti i cilësuar si “vrasje e rëndë” është nën hetim nga organet kompetente.
“Lidhur me rastin, me 05.10.2026 në QKUK , ka ndërruar jetë viktima femër kosovare. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë dërgohet në IML për obduksion”, tha policia.