“Kuku” për Limin, çfarë ka humbur, Alba shfaqet si “DIVË” në këtë pamje

19:25 | 07 Tetor 2026

Alba Pollozhani vazhdon të jetë një nga emrat më të përfolur të showbiz-it shqiptar.

Ajo u bë e njohur si njëra ndër banoret më të komentuara brenda shtëpisë më të famshme në vend, “Big Brother VIP Kosova 4”.

Alba po vazhdon të jetë shumë aktive në rrjetet sociale, raporton ORAinfo.

Ajo këto ditë ka marrë pjesë në dasmën e dy ish-banorëve të BBVK-së, Kushtrimit dhe Aurorës.

E rregulluar me shumë stil dhe e veshur me mjaft shije, Alba duket se ka lënë pa fjalë të pranishmit me paraqitjen e saj.

“Kuku” për Limin, do t’i bjerë pishman se çfarë ka humbur, kur ta shohë sa bukur po duket Alba në këtë pamje. /ORAinfo/

Komento: