Edhe kjo ndodhi në Prishtinë – Qytetari detyrohet të paguajë edhe për internetin që e përdori në kafiteri

16:59 | 08 Tetor 2026

Një qytetar në Prishtinë, përveç kafes, është faturuar edhe për përdorimin e internetit gjatë qëndrimit në një lokal.

Sipas faturës së publikuar, qytetari ka përdorur internetin për një orë me llaptop, për çka i është ngarkuar një tarifë prej 2.50 euro.

Kështu, përveç konsumit në lokal, në faturë është përfshirë edhe pagesa për një orë përdorim të internetit.

Komento: