Super Asllani, shënon gol të jashtëzakonshëm ndaj Besiktasit

23:27 | 15 Tetor 2026

Sulmuesi Fisnik Asllani e ka gjetur golin e parë në Evropë me Hoffenheimin.

Ylli i Kosovës realizoi ndaj Besiktasit pas 68 minutave lojë për të barazuar rezultatin.

Pasi mori një pasim nga Lemperle, Asllani dribloi mbrojtësin dhe me një goditje precize e la të shtangur portierin mysafir (68’).

Ky është goli i parë i Asllanit për Hoffenheimin këtë sezon, ndërsa javën e kaluar edhe asistoi në Bundesliga.

Ai përndryshe ka edhe një gol me Kosovën, që e realizoi ndaj Austrisë në “Fadil Vokrri”.

Komento: