“Më ke lënë me zemër të copëtuar”, Laureta reagon për herë të parë pas vdekjes së Laurentit

20:42 | 22 Tetor 2026

Laureta, e dashura e Laurentit, ka reaguar për herë të parë pas vdekjes së tij, duke ndarë në rrjetet sociale një mesazh prekës, përmes të cilit ka shprehur dhimbjen e madhe për humbjen e personit të dashur.

Ajo i është drejtuar Laurentit me fjalë emocionuese, duke treguar se sa e vështirë është për të përballja me këtë humbje.

“Shpirti jem i mirë, më ke lonë me zemër të copëtuar. Kam me të dashtë deri në frymën tem të fundit”, ka shkruar Laureta.

Mesazhi i saj ka përcjellë dhimbjen e thellë për ndarjen nga jeta të Laurentit, por edhe dashurinë që ajo shpreh se do ta ruajë për të deri në fund të jetës së saj.

Komento: