
Një 10 vjeçar ka humbur jetën sot pasi ka rënë në ujërat e Drinit të Bardhë.
Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi, përcjell ORAinfo.
Ai ka shprehur keqardhjen dhe ngushëllimet për familjarët përmes një statusi në Facebook.
Postimi i plotë i Latifit:
Sot në ujërat e Drinit të Bardhë, u mbyt fëmiu 10 vjeçar Odise Naim Thaçi nga Kramoviku.
Në këto momente të rënda të dhimbjes dhe pikëllimit për familjarët, pranoni ngushëllimet e mia më të sinqerta.
Vdekje si kjo e Odiseut na pikëllojnë të gjithëve.
Pusho në paqe, Odise!/ORAinfo/