Votimi drejt fundit, Kurri – shqiptarëve të Luginës: Dilni mbështeteni “Koalicionin Shqiptar”

17:52 | 25 Tetor 2026

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u ka bërë thirrje qytetarëve të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës që ende nuk kanë votuar, ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre të votës dhe të mbështesin “Koalicionin Shqiptar”, me numrin 17.

Përmes një video-mesazhi të publikuar në Facebook, Kurti theksoi rëndësinë e pjesëmarrjes në zgjedhje për përfaqësimin politik dhe të ardhmen e shqiptarëve në këto tri komuna. Ai ka thënë se përballja me diskriminimin dhe angazhimi për barazi kërkojnë pjesëmarrje qytetare.

Kurti u bëri thirrje qytetarëve që të dalin të votojnë dhe t’i ftojnë edhe familjarët e miqtë e tyre për ta ushtruar këtë të drejtë.

Video-mesazhi i plotë i Albin Kurtit:

Të dashur qytetarë të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës,

Ju që ende nuk keni votuar, ju ftoj ta ushtroni të drejtën tuaj. Shfrytëzojeni kohën e mbetur. Secila votë ka peshë për përfaqësimin dhe për të ardhmen tuaj.

Përbashkimi në “Koalicionin Shqiptar” kërkon sot pjesëmarrjen tuaj. Qëndresa ndaj diskriminimit dhe përkushtimi për barazi marrin forcë nga vullneti që shprehni në kutitë e votimit.

Dilni e votoni. Ftojini edhe familjarët e miqtë tuaj që ta ushtrojnë këtë të drejtë.

Mbështeteni “Koalicionin Shqiptar”, numrin 17. Për një zë të fuqishëm dhe për mundësinë që secili e secila ta ndërtojë jetën në vendlindje.

Ju falemnderit.

Komento: