Rikthehen trazirat në Tiranë, protestuesit thyejnë xhamat e Kuvendit

18:03 | 25 Tetor 2026

Kanë nisur tensionet e para në Bulevard, pas disa orëve të qeta në protestën përballë Kryeministrisë.

Një grup të rinjsh kanë goditur me gurë policinë.

Ata kanë thyer edhe xhamat e kryesisë së Kuvendit.

Ndërkohë, autoboti i ujit është vendosur në gatishmëri për një ndërhyrje të mundshme në rast se tensionet përshkallëzohen.

Komento: