Askush nuk e kishte menduar, konfirmohet opinionistja e parë e BBVK 5

21:50 | 28 Tetor 2026

Pas javësh të tëra përfoljesh, tashmë është zyrtare! Aktorja dhe moderatorja e njohur shqiptare, Rudina Dembacaj, do të jetë opinioniste e edicionit të pestë të Big Brother VIP Kosova.

ajmi është konfirmuar mbrëmjen e sotme përmes faqes zyrtare të spektaklit në Instagram, ku është publikuar edhe fotografia prezantuese e saj.

Rudina është një emër i njohur i ekranit shqiptar, me një karrierë të gjatë në aktrim, humor dhe moderim. Publiku e njeh nga spektaklet “Portokalli” dhe “Al Pazar”, ndërsa ndër vite ka drejtuar edhe emisionin “Mos i fol shoferit”. Së fundmi, ajo ishte pjesë e panelit të moderatoreve të “Goca dhe Gra” në Top Channel.

E njohur për natyrën e saj spontane, humorin dhe komunikimin e drejtpërdrejtë, Dembacaj tashmë merr një rol të ri televiziv, këtë herë duke komentuar lojën, përplasjet dhe marrëdhëniet mes banorëve të shtëpisë më të famshme në Kosovë.

Emri i saj kishte qarkulluar prej ditësh në mediat shqiptare si një nga kandidatet për karrigen e opinionistes, por vetëm tani është konfirmuar zyrtarisht nga produksioni.

Big Brother VIP Kosova 5 nis këtë të premte, më 30 tetor, në Klan Kosova, duke hapur një kapitull të ri të spektaklit që ka mbajtur të mbërthyer publikun gjatë katër edicioneve të kaluara.

Komento: