Vr’asja e Arlinda Zekajt, KPK suspendon edhe prokuroren Arlinda Nallbani-Gacaferri

14:07 | 29 Tetor 2026

Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) në takimin e jashtëzakonshëm të enjten, ka suspenduar nga ushtrimi i detyrës zyrtare edhe prokuroren Arlinda Nallbani-Gacaferri, si dhe ka vendosur të nisë procedurë disiplinore ndaj saj.

Burime të “Betimi për Drejtësi” bëjnë të ditur se vendimi erdhi pas rekomandimit të Kryeprokurorit të Shtetit, Zejnullah Gashi. Në këtë takim, Këshilli suspendoi edhe Kryeprokuroren e Prokurorisë Themelore në Pejë, Lumturije Vuçetaj. Për të dyja, u themeluan panelet hetimore.

Kujtojmë se Nallbani-Gacaferri- ishte prokurore e rastit të tani të ndjerës Arlinda Zekaj, njëherësh koordinatoren për raste të dhunës në familje.

Vendimi i Këshillit u mor në takimin e jashtëzakonshëm të enjten, nën udhëheqjen e kryesuesit Arian Gashi.

Komento: