Pas ndarjes nga Elijona, Klodi publikon një mesazh thumbues: Ti as veten nuk e pëlqen

17:16 | 31 Tetor 2026

Romanca e Klodit dhe Elijonës, e cila nisi gjatë qëndrimit të tyre në Big Brother VIP Kosova, ka përfunduar disa javë më parë, por ish-çifti vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes së publikut.

Së fundmi, Klodi ka publikuar një shprehje në rrjetet sociale, e cila ka nxitur reagime dhe spekulime te ndjekësit e tij.

“Nuk më intereson nëse nuk më pëlqen. Ti as veten nuk e pëlqen”, thuhet në mesazhin e publikuar prej tij.

Disa ndjekës kanë dyshuar se kjo shprehje mund të jetë një thumb për ish-partneren e tij, Elijonën, megjithatë Klodi nuk ka bërë të ditur nëse mesazhi i drejtohet asaj apo është thjesht një publikim pa ndonjë prapavijë të veçantë.

Kujtojmë se dyshja u njohën gjatë pjesëmarrjes në Big Brother VIP Kosova, ku edhe nisën lidhjen e tyre.

Komento: