“Për ju është rutinë, për mua është jetë”, publikohet edhe një letër e Arlinda Zekajt drejtuar gjyqtarit para se të vr’itej

11:53 | 01 Nëntor 2026

Një tjetër letër e Arlinda Zekajt, e drejtuar institucioneve të drejtësisë para se të vritej, është bërë publike të dielën, një javë pas vrasjes së saj në Vitomiricë të Pejës.

Këtë herë, letra i ishte drejtuar gjyqtarit Migjen Kastrati, të cilit Zekaj i kërkonte të caktonte urdhrin mbrojtës për të, si dhe të vendoste për çështjen e kujdestarisë së djalit të saj.

Letrën e ka publikuar Natyra Kuçi, ndërsa në të, Arlinda i drejtohet gjyqtarit me një lutje që çështjen e saj ta trajtonte me urgjencë.

“Për ju është rutinë, për mua është jetë dhe veç Zoti e di pse ty të ka zgjedhë të shpëtosh jetë”, thuhet në një nga pjesët e letrës, të cilën Arlinda Zekaj e kishte shkruar më 7 shtator 2026.

Publikimi i kësaj letre vjen në kohën kur rasti i vrasjes së saj ka nxitur reagime të shumta dhe pikëpyetje për mënyrën se si institucionet i trajtuan kërkesat dhe denoncimet e saj për dhunë.

Për rastin janë arrestuar ish-bashkëshorti i saj, Jeton Sylaj, dhe ish-kunati, Albert Sylaj, ndaj të cilëve është caktuar masa e paraburgimit prej një muaji.

Komento: