
Fituesja e edicionit të pestë të “Big Brother VIP Albania”, Selin Bollati, ka thënë më herët se dasma e saj me DJ Gimbon do të bëhet më datë 5, pa zbuluar detaje të tjera.
Mbrëmjen e djeshme në emisionin “Goca dhe Gra”, Orinda Huta vendosi që t’a ngacmonte pak, në mënyrë që Selin të tregonte ndonjë detaj më shumë. Por sërish balerina vendosi që të mos tregonte muajin apo vitin që mund të mbahet dasma e saj me ish-banorin e shtëpisë më të famshme në Shqipëri.
“E sigurt që do të jetë më datë 5, kaq mund të them”, u shpreh Selin Bollati.
Pjesë nga biseda:
Orinda: Kishim dëgjuar se dasmën e kishit caktuar, apo e shtytë prapë?
Selin: Unë kam thënë një datë në horizont
Orinda: Data 5? Po cila 5, se tetori iku, tani nëntori…
Selin: E sigurt që do të jetë më datë 5 Orinda, kaq mund të them
Ori: Deri në dhjetor do t’a pyesim prapë, çdo muaj
Mira: Të shtunën tjetër ditën, pastaj muajin
Selin: T’a kthejmë në serial them, t’a propozojmë dhe në Netflix
Mira: Ti e bën mirë serialin, ke talent, e mban
Selin: Aktrimin e kam shumë qejf, e kam pasion, por jo në këtë rast.
