Kriset miqësia mes Dafina Zeqirit dhe Yll Limani?

19:18 | 06 Nëntor 2026

Një lëvizje e fundit në rrjetet sociale ka tërhequr vëmendjen e Prive By LS, duke ngritur pikëpyetje për raportin mes dy emrave të njohur të muzikës shqiptare, Dafina Zeqiri dhe Yll Limani.

Dy këngëtarët nuk ndiqen më me njëri-tjetrin në Instagram, një detaj që ka nxitur kureshtjen e fansave, veçanërisht duke pasur parasysh raportin e mirë që kanë shfaqur ndër vite.

Burime të Prive By LS bëjnë të ditur se Dafina ka qenë e para që ka ndërmarrë këtë hap, ndërsa aktualisht asnjëri prej tyre nuk figuron në listën e personave që ndjek tjetri.

Kjo lëvizje vjen si befasi, pasi dy artistët kanë pasur një raport të mirë profesional dhe kanë bashkuar forcat në disa projekte muzikore që janë pritur mjaft mirë nga publiku.

Bashkëpunimi i tyre i parë ishte kënga “Mos shko”, për të vazhduar më pas me hitin “Kaje”. Projekti i tyre më i fundit i përbashkët është “Jom ka du me t’pa”, i publikuar në maj të vitit 2024.

Deri më tani, as Dafina dhe as Ylli nuk kanë reaguar publikisht për këtë zhvillim, ndërsa arsyet që mund të qëndrojnë pas kësaj lëvizjeje mbeten të panjohura.

Mbetet të shihet nëse bëhet fjalë për një ftohje të raporteve mes dy artistëve apo thjesht për një ndryshim në aktivitetin e tyre në rrjetet sociale.

Komento: