U përfol për lidhje me Butrintin, Su Burcu i ngatërron të gjitha me deklaratën e fundit

17:52 | 08 Nëntor 2026

Aktorja e njohur turke, Su Burcu Yazgı Coşkun, e cila kohëve të fundit është përfolur për një romancë me këngëtarin shqiptar Butrint Imeri, ka bërë një deklaratë të papritur për jetën e saj sentimentale.

E ftuar në emisionin italian “Verissimo”, aktorja ka folur hapur për marrëdhëniet e saj, duke konfirmuar se aktualisht është beqare.

Gjatë intervistës, ajo është pyetur edhe për një mashkull misterioz që ishte shfaqur në një fotografi të publikuar më herët në rrjetet sociale.

Su Burcu ka pranuar se personi në fjalë ka qenë i dashuri i saj, por ka zbuluar se marrëdhënia mes tyre tashmë ka përfunduar. Megjithatë, ajo nuk ka bërë publik identitetin e ish-partnerit.

Kujtojmë se vetëm pak ditë më parë, aktorja kishte publikuar një video në rrjetet sociale, ku shihej edhe dora e një mashkulli. Tatuazhi i dukshëm në dorë nxiti aludime se personi pranë saj ishte pikërisht Butrint Imeri.

Videoja bëri bujë në rrjet, duke shtuar dyshimet për një romancë mes aktores turke dhe këngëtarit shqiptar.

Megjithatë, deklarata e saj e fundit duket se i ka ngatërruar edhe më shumë gjërat, duke ngritur pikëpyetje rreth raportit të përfolur mes dyshes.

A ishte Butrinti mashkulli misterioz për të cilin foli aktorja, apo bëhet fjalë për një person tjetër?

Për momentin, gjithçka mbetet në kuadër të aludimeve, pasi as Su Burcu dhe as Butrint Imeri nuk kanë konfirmuar publikisht një lidhje dashurie mes tyre.

Komento: